Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lulishtja e premtuar për banorët në Selitë të Vogël kthehet në landfill plehrash
Prej vite me radhë, një tokë që duhej të ishte lulishte publike për banorët e zonës, në rrugën “Hamdi Pepo” në Selitë të Vogël, përballë Xhamisë së Shenjtë të Selitës, është shndërruar në një landfill të vërtetë mbeturinash. Në vend që të ishte hapësirë e gjelbër, e pastër dhe e shfrytëzueshme nga fëmijët e lagjes, sot ajo është kthyer në një vatër ndotjeje, infeksionesh dhe erërash të rënda që po helmojnë jetën e banorëve. Banorët e zonës denoncojnë prej kohësh se kjo hapësirë përdoret si vend hedhjeje plehrash nga serviset dhe lagjet përreth, pa asnjë kontroll nga institucionet përkatëse. Ajo që e bën situatën edhe më absurde është fakti se kjo zonë ndodhet vetëm pak metra larg fushave ku stërvitet skuadra e Tironës, një kontrast...