Urdhëroi publikimin e disa videove ku një grup të burgosurish palestinezë ishin përdhunuar, jep dorëheqjen avokatja e ushtrisë izraelite

Urdhëroi publikimin e disa videove ku një grup të burgosurish palestinezë ishin përdhunuar, jep dorëheqjen avokatja e ushtrisë izraelite

Gjeneralmajorja Yifat Tomer-Yerushalmi, avokatja më e lartë e ushtrisë izraelite, ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte urdhëruar publikimin e videove që tregonin përdhunimin në grup të një të burgosuri palestinez në burgun Sde Teiman në gusht të vitit të kaluar. Pamjet tronditëse u publikuan mes reagimeve të ashpra nga e djathta izraelite, pas arrestimit të disa ushtarëve të dyshuar për krimin. Në deklaratën e saj, Tomer-Yerushalmi tha se veproi nën presion politik dhe kërkoi të kundërshtonte “propagandën e rreme” ndaj autoriteteve ushtarake. Sipas raportit mjekësor viktima pësoi dëmtime të rënda dhe u operua pas sulmit. Nëntë ushtarë u arrestuan, por vetëm pesë mbetën në paraburgim. Ata u paditën për “abuzim të rëndë”, jo për përdhunim. Një komision i OKB-së paralajmëroi se ulja e akuzave...