“Të rritet kufiri i 500 eurove për ryshfetin dhe kompetencën e SPAK”, Dumani: Kemi sekuestruar deri në 10 milionë euro kriptomonedha

“Të rritet kufiri i 500 eurove për ryshfetin dhe kompetencën e SPAK”, Dumani: Kemi sekuestruar deri në 10 milionë euro kriptomonedha

Në lidhje me numrin e masave arrest me burg për korrupsion kreu i SPAK, Altin Dumani tha se ishte i ulët dhe kërkoi që të rritet kufiri i shumës 500 euro të veprës penale të korrupsionit. “Numri i atyre me masë në burg për korrupsion apo pabarazi në tendera është i ulët. 31 persona me masën arrest me burg për korrupsion. Të rritet masa prej 50 mijë lekësh (500 euro) për veprën penale të korrupsionit”, tha Dumani. Ai u shpreh se kanë arritur të sekuestrojnë deri në 10 milionë euro kriptomonedha.  “Në lidhje me sekuestrimet për herë të parë kemi sekuestruar edhe kriptomonedha, shuma ka shkuar edhe deri në 10 milionë euro sekuestrim në kripto”, tha Dumani. Top Channel