Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Javë tepër e nxehtë/ Meteorologia Porja jep parashikimin e bujshëm: Ja dita kur do të kemi temperatura rekord
Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën e mërkurë, me temperaturat që do të arrijnë pikun, me një vlerë mesatare deri në 30 gradë Celsius. “Do të kemi një javë që do të jetë e paqëndrueshme, duke qenë se reshjet do të jenë prezente. Megjithatë, do të jetë një javë e ngrohtë, ndryshe nga java e shkuar, ku ne vazhdonim të mbanim xhupa, edhe pse ishim pothuajse në mesin e pranverës. Gjatë kësaj jave, temperaturat do të ndryshojnë, madje kanë ndryshuar dhe janë rritur. Vlerat minimale kanë shkuar më lart, dhe mëngjeset tani janë bërë akoma më të ngrohta. Tashmë mjaftohemi të dalim me një xhaketë të lehtë...