Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fati i zgjedhjeve në Tiranë/ Çfarë ndodh nëse Kushtetuesja pranon ose rrëzon “Veliajn”, skenarët pas shpalljes së vendimit
A do të ketë zgjedhje në bashkinë e Tiranës apo jo? E ardhmja e drejtimit të kryeqytetit është në duart e Gjykatës Kushtetuese, nëse do të vendosë për të pasur kryetarin që udhëheq nga burgu, apo lejimin e garës mes Ogerta Manastirliut, Florian Binajt dhe Arlind Qorit. Pas përfundimit të seancës publike 7 orësh ku u ballafaquan përballë gjyqtarëve, Erion Veliaj me qeverinë e presidencën për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak, Kushtetuesja duhet të shpall brenda 30 ditëve sipas ligjit vendimin e arsyetuar. Ndërkohë Top Channel mëson se për shkak të interesit të çështjes, komunikimi mbi vendimmarrjen e fatit të Bashkisë së Tiranës pritet të realizohet në fillim të javës. Veliaj i kërkoi gjykatës kushtetuese të shfuqizojë dekretin e presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më...