“Si ta doni”/ Komedia shekspiriane, premierë në Teatrin Kombëtar nga regjisori amerikan John Blondell

“Si ta doni”/ Komedia shekspiriane, premierë në Teatrin Kombëtar nga regjisori amerikan John Blondell

Komedia e William Shakespeare “Si ta doni” u shfaq premierë absolute në Teatrin Kombëtar, nën interpretimin e një kasti të gjerë e të talentuar aktorësh. “E gjithë bota është një skenë”, është një ndër shprehjet më të njohura të Shakespeare në këtë vepër, ku trajtohet nderi, morali, feja e mbi të gjitha dashuria. “Një nga gjërat që më bën të reflektoj me këtë rol është se sa kemi harruar të gjithë të duam njëri-tjetrin. Ky është një nga himnet që ‘Si ta doni” ua kujton të gjithëve. Jemi disi të burgosur nga disa barriera shoqërore, të cilat duhet t’i rrëzojmë dhe të kujtojmë që jemi qenie që jemi krijuar prej dashurisë”, u shpreh aktori Dritan Boriçi. Rosalind dhe kushërira e saj Celia arratisen drejt pyllit...