Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Një fshat i tërë në “luftë”! Masakër në Kretë, breshëri me 2 mijë plumba mes dy familjeve, viktima dhe të plagosur
krete GREQI- Hakmarrja mes dy familjeve në Kretë ka përfunduar në një masakër të përgjakshme. Tre persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë nga të dyja familjet e përfshira, ndërsa mes të plagosurve ka edhe të tjerë që nuk kanë lidhje me hakmarrjen. Të shtënat me kallashnikov nisën si hakmarrje ndaj një bombe që shpërtheu në banesën e një prej familjeve. Në fshat kanë shkuar forca të shumta policie që të japin përshtypjen e një lufte që ka ndodhur në fshatin e vogël grek. Sipas mediave vendase, situata përshkruhet kaotike. Janë shtënë më shumë se 2 mijë plumba, ndërsa ende nuk është...