Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
I lirë dhe i pavarur për Tiranën, Dritan Gremi: Qyteti nuk i përket politikës
“E imja është një revoltë qytetare”. Me këto fjalë e nis bisedën e tij kandidati Dritan Gremi, i cili hyn në garën për Tiranën nga fusha e biznesit. Një nismë krejtësisht e lirë, si një kandidat i pavarur, Gremi shprehet ndër të tjera se ai nuk beson as tek e majta dhe as tek e djathta, ndërsa vjen me 10 pika të programit të tij për menaxhimin e qytetit ndryshe. “Bashkia e Tiranës nuk është monopol i politikës. Është dhe u përket vetëm njerëzve. Pra, kjo ideja që vetëm politika mund ta çojë përpara këtë qytet dhe ne duhet të pranojmë çdo lloj zgjidhjeje, për mua duhet të marr fund”, shprehet Gremi. Ai ka zgjedhur që planin dhe programin e tij për qytetin ta shpalosë...