Konferenca ndërqeveritare, Costa: Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë

Konferenca ndërqeveritare, Costa: Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg. Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës, teksa është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh shumë mirënjohës për kohën e kushtuar nga Presidenti Costa. Kryeministri tha se jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat për të përmbyllur negociatat. “Një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një...