Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Fatos Nano, lideri i pakopjueshëm i tranzicionit
Nga Skënder Minxhozi Shqipëria po ndahet këto orë me Fatos Nanon. Po i thotë lamtumirë njërit prej politikanëve më të rëndësishëm të saj, me habinë dhe paradoksin se kanë shumë vite që as e shohin rregullisht në ekrane e media, as e dëgjojnë nëpër debate e diskutime parlamentare dhe as ju duhet të merren me fanatikë të tij që ja përmendin emrin orë e çast në internet. Iku si një person dikur shumë i pushtetshëm, që kishte vendosur prej 20 vitesh të rrinte me çdo kusht larg zulmës së pushtetit dhe politikës. Fatos Nano ikën nga kjo botë si lideri politik që dha dorëheqjen nga politika aktive qysh në moshën 53 vjeç, duke ua përplasur derën në fytyrë atyre që kanë vendosur të vdesin në...