Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Arratia në Shqipëri i dështoi, gjendet i vdekur në burg “mbreti” i kriptomonedhave
Faruk Fatih Özer, themeluesi i bursës së kriptomonedhave Thodex, i cili u arrestua në Shqipëri më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke, është gjetur i pajetë në burg. Sipas mediave turke, bosi i kriptomonedhave, i cili u ekstradua në Turqi në prill të vitit 2023, u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Tekirdağ. Gjatë kontrolleve të kryera nga zyrtarët e burgut, u raportua se Özer ishte varur në banjën e qelisë së tij ku qëndronte vetëm dhe nuk mundi të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore. Trupi i Özer u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa zyra e Kryeprokurorit Publik të Tekirdağ nisi një hetim për...