Kaos total në Xhamajka pas Uraganit Melissa: Njerëzit kërkojnë ushqim mes rrënojave, hanë çfarë gjejnë në rrugë

Kaos total në Xhamajka pas Uraganit Melissa: Njerëzit kërkojnë ushqim mes rrënojave, hanë çfarë gjejnë në rrugë

Black River, Xhamajkë – Në rrugë të mbuluara nga balta, njerëzit ecin mes rrënojave duke kërkuar diçka për të ngrënë. Të tjerë futen në dyqane të shkatërruara, me shpresën për të gjetur ujë të pijshëm apo ndonjë furnizim të mbetur. Ndërsa numri i viktimave po rritet, banorët e qytetit portual Black River ende kërkojnë të afërmit e zhdukur dhe luftojnë për të mbijetuar, disa ditë pas goditjes shkatërrimtare të Uraganit Melissa, një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në Karaibe. Erozioni, erërat shkatërruese dhe përmbytjet e furishme kanë rrënuar gjithçka: rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërtesat janë shembur, anijet janë përmbysur, ndërsa qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të rrjedhshëm. Në çdo cep të qytetit shihen shenja shkatërrimi: automjete të...