Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, reagon ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë: Fatos Nano nuk është një ish, ishte unik
Ish-ministri i Brendshëm, Luan Rama, ka reaguar për vdekjen e Fatos Nanos. Teksa e konsideron një njeri unik, ai shkruan se Nano mori përgjegjësi kur shumë të tjerë që u ftuan para tij nuk guxuan. “Post mortum: FATOS NANO NUK ËSHTË NJË ISH Nuk qe e vështirë ta shquaje ndër të tjerët që Fatos Nano ishte ndryshe. U përpoq t’i imponohej kohës së vet, duke ofruar modelin e politikanit kurajoz e largpamës, edhe pse jo gjithmonë ia doli. Mbase qe i vetmi politikan i kohës së përmbysjes, kur të tjerët që u përfshinë në politikë, improvizuan duke e mësuar atë përgjatë rrugës. Sfidant, por edhe i bindur që kishte zgjedhur të bënte më të vështirën, Fatos Nano mori përgjegjësi kur shumë të tjerë që u...