Ndarja nga jeta e Nanos, ish-kryeministri grek: Ishte një udhëheqës i tranzicionit, një mik dhe një urë për Ballkanin

Ndarja nga jeta e Nanos, ish-kryeministri grek: Ishte një udhëheqës i tranzicionit, një mik dhe një urë për Ballkanin

Nga Jorgos A. Papandreu (Ish-kreu i PASOK dhe ish-Kryeministër i Greqisë) Lajmi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos më mbush me pikëllim dhe reflektim të thellë. Fatosi nuk ishte vetëm një udhëheqës politik me rëndësi historike për Shqipërinë, por edhe një mik personal, si dhe një socialdemokrat me të cilin ndanim bindjen se rajoni ynë mund të kapërcejë të kaluarën e dhimbshme dhe të ndërtojë së bashku një të ardhme demokratike dhe evropiane. E njoha Fatosin në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur Shqipëria po dilte nga nata e gjatë e totalitarizmit. Ai i përkiste asaj gjenerate të parë, të guximshme reformatorësh që besonin se liria, demokracia dhe drejtësia sociale mund të zinin rrënjë në një shoqëri që kishte njohur vetëm izolim...