Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sulmet ndaj nënstacioneve elektrike, Kievi akuzon Rusinë për ‘terrorizëm bërthamor’
Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e Rusisë ndaj sektorit civil të energjisë, ndërsa Ukraina e ka akuzuar Moskën për “terrorizëm bërthamor” pas sulmeve në nënstacione që janë thelbësore për furnizimin e termocentraleve bërthamore me rrymë. “Sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile të energjisë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e sigurt të instalimeve bërthamore, bartin shenjat e terrorizmit bërthamor dhe përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës më 31 tetor.Ministria iu referua një deklarate të një dite më parë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila përmendi sulme ushtarake që “kanë shkaktuar dëme në nënstacione jetike për sigurinë bërthamore në Ukrainë”. Agjencia bërthamore e OKB-së tha se incidentet pranë termocentraleve bërthamore të...