Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Policia aksion për hapësirat publike: 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion mbarëkombëtar ku në fokus ka qenë lirimi i hapësirave publike. Nga aksioni, i cili mban të njëjtin emër me qëllimin e tij “Hapësirat publike”, janë arrestuar dhjetë persona ndërsa janë proceduar 123 për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe. “Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën: 133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë”, njoftoi policia. Rastet më të shumta janë zbuluar në Tiranë, 78 të tilla që kanë përfunduar me 10 të...