Tirana ndryshon stafin, ikën Bordin e vjen Nuhiu, lëvizje edhe tek Bylis

Tirana ndryshon stafin, ikën Bordin e vjen Nuhiu, lëvizje edhe tek Bylis

Në Kategorinë Superiore kanë nisur lëvizjet ende pa ardhur merkato e dimrit. Kjo ndodh për shkak se disa skuadra nuk kanë ecurinë e duhur dhe janë larg pritshmërive dhe objektivave të tyre sezonale. Kështu, Bylis dje largoi dy lojtarë nga gjiri i vet, kurse Tirana në krizë loje e rezultati largoi trajnerin italian dhe solli një shqiptar, por tekniku shqiptar ende nuk ka dhënë konfirmim. Gjithsesi, referuar mediave, Ardian Nuhiu është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ndërkohë e ka prezantuar Nuhiun ndryshe nga paraardhësit. Për trajneri e ri nuk ka një postim të dedikuar, por vetëm “insta-story” që zgjat 24 orë. Kështu pas kësaj kohe, foto largohet. Mbetet për t’u parë ndërkohë nëse do të ketë një shkrim nga stërvitja, për teknikun...