Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës

Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës

Reperi Rigels Rajku, i njohur gjerësisht si Noizy ka shpjeguar arsyet që e kanë bërë të mbështesë Partinë Socialiste në këto zgjedhje. Në një postim në rrjetet sociale, Noizy thotë se nuk sheh programet e partive, por vetëm individët. Ai shton se pavarësisht se dikur familja e tij ka qenë e djathtë, ajo kohë i kujton vetëm errësirën. Ndërsa sot, nuk ia ‘mbush syrin’ askush tjetër përveç Ramës. “Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD-në. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë. Me të thënë të drejtën, unë...