Mediat greke i bëjnë jehonë vdekjes së Fatos Nanos

Mediat greke i bëjnë jehonë vdekjes së Fatos Nanos

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano ka marrë vëmendje edhe në mediat greke. E përditshmja “Kathimerini” shkruan se ai themeloi Partinë Socialiste në vitin 1992 dhe ishte udhëheqësi i saj deri në vitin 2005, kur u tërhoq nga politika. Sipas gazetës greke ditët e fundit, ai ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë pasi vuante nga probleme me mushkëritë prej njëfarë kohe, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Më pas shkrimi bën një renditje të historisë politike të Nanos. Edhe gazeta tjetër “Protothema” i ka kushtuar hapësirë lajmit. “Dy vjet më parë, ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në atë kohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishte dhënë një medalje për kontributin e tij “në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik në...