Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Drejtues historik i PS”/ Ambasada italiane mesazh ngushëllimi për Nanon
Ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar për shuarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në një postim të bërë, ambasada shpreh ngushëllimet për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët politikë të Nanos. Ambasada shkruan se Nano u angazhua në modernizimin e Shqipërisë dhe dha një kontribut për avancimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë. “Ka ndërruar jetë sot Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë. Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij politike”, shkruan ambasada.