Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Rusia po vendos 170 mijë trupa për të avancuar në Donetsk
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka vendosur afërsisht 170,000 trupa në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, ku po përpiqet të pushtojë fortesën e Pokrovskut në një ofensivë të madhe për të siguruar fitoren në fushën e betejës. “Ka rusë në Pokrovsk, por ata po shkatërrohen, po shkatërrohen gradualisht, sepse, epo, ne duhet të ruajmë personelin tonë”, shtoi ai. Ndërkohë ditën e sotme, Ukraina ka arritur të godasë 160 objekte të naftës dhe energjisë në territorin rus që nga fillimi i vitit, ka deklaruar të premten kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk. Sipas tij, sulmet do të vazhdojnë me qëllim dobësimin e aftësisë së Rusisë për të financuar luftën kundër Ukrainës. “Këto operacione janë të planifikuara dhe të drejtuara...