Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SHBA rrit numrin e trupave ushtarake në Karaibe, Maduro letër për ndihmë Rusisë dhe Iranit, Trump: Nuk do godasim objektiva brenda Venezuelës
Në një letër drejtuar personalisht presidentit rus, Presidenti venezuelian Nicolas Maduro thuhet se bëri kërkesa të shumta për mbështetje ushtarake, ndërsa administrata Trump rrit operacionet ushtarake në brigjet e Amerikës së Jugut. Dokumentet e siguruara nga Washington Post zbulojnë se Maduro i dërgoi një letër Vladimir Putinit duke i kërkuar atij të përmirësojë radarët mbrojtës, të riparojë avionët ushtarakë dhe ndoshta, të furnizojë raketa, ndërsa forcat amerikane vazhdojnë të grumbullohen në Karaibe. Administrata e Trump ka synuar anijet në brigjet e Amerikës së Jugut dhe po kërcënon me ndërhyrje ushtarake nga Uashingtoni. Sipas dokumenteve, qeveria venezueliane iu drejtua gjithashtu Kinës dhe Iranit, duke kërkuar ndihmë dhe pajisje ushtarake për të forcuar mbrojtjen e vendit. Maduro gjithashtu i dërgoi një letër private Presidentit kinez Xi Jinping,...