Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor
Princi Andrew dhe tashmë ish-duka i Yorkut do të marrë një shumë të caktuar dhe një pagesë vjetore, me shpenzimet personale të vëllait të tij, Mbretit Charles, për jetën e tij të re si qytetar i thjeshtë. Një raport i Guardian thotë se qëllimi i ndihmës është ta parandalojë atë nga shpenzimet e tepërta. Zgjedhja e mbretit është të ofrojë një “zgjidhje të përhershme” për problemin e Andrew Mountbatten Windsor, siç do të njihet tani Andrew. Ai do të marrë një shumë të caktuar gjashtëshifrore për të mbuluar zhvendosjen e tij nga rezidenca mbretërore në Windsor në një rezidencë private në Sandringham. Zhvendosja nuk do të përfundojë para Krishtlindjeve. Më vonë ai do të marrë një pension vjetor nga fondet e vetë Charles. Vlerësohet se...