Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mashtrim me ‘kursin e anglishtes’, qytetari humbet 2 mijë euro për një dokument që nuk ekzistonte
Emisioni ‘Piranjat’- 31 tetor 2025 Një 45-vjeçar, i kthyer nga Anglia në vitin 2023, ka rënë pre e një mashtrimi, pasi pagoi 2,000 euro për një dokument gjoja zyrtar që do t’i duhej për punësim jashtë vendit. Sipas dëshmisë së tij për “Piranjat”, mashtruesja, e cila prezantohej si ndërmjetëse për kurse gjuhësh, i premtoi se do t’i siguronte “shpejt” certifikatën e gjuhës angleze, në këmbim të një pagese të majme. Pagesa u krye në dy këste një herë 1,800 euro fillimisht dhe 200 euro më vonë, të dorëzuara përmes një taksisti që shërbente si korrier i saj. Pas marrjes së shumës, gruaja filloi të shmangte kontaktin, duke justifikuar vonesat me probleme personale dhe udhëtime jashtë vendit. Pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe provave që qytetari ruajti...