Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Fjalimi i Veliajt në Kushtetuese/ Gjikondi: Hipokrit, populist dhe i pavërtetë
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folur për seancën e sotme ndaj Veliajt të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese. Gjikondi ka thënë se në rast të një ndarje votash nga anëtarët e Kushtetueses, pra 4 me 4, kërkesa e Veliajt bie. Duke u ndalur te fjala e mbajtur sot nga Veliaj në seancë, Gjikondi tha se ishte një ligjërim hipokrit dhe populist, pasi gjithë kohës përmendej vota e qytetarëve. Më tej Gjikondi tha se Velaij nuk ka përfaqësuar dhe nuk ka pasur parasysh interesat e qytetarëve. “Ju mungon konsistenca e gjyqësorit. Kjo është diçka për t’i thënë sidomos në momentet që kemi një përplasje politike. Kjo Gjykatë Kushtetuese që është e përbërë nga 8 anëtarë, në rast se ndahet 4 me 4 rrëzohet kërkesa...