Rënia e lindshmërisë, sfida e madhe e Rusisë

Rënia e lindshmërisë, sfida e madhe e Rusisë

Pas sanksioneve të Perëndimit dhe konfliktit të armatosur në Ukrainë, rënia e lindshmërisë duket të jetë sfida e radhës me të cilën po përballet sëfundmi Rusia Nga Eljanos Kasaj* Moskë,Rusi-Më herët këtë muaj, Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se “mbështetja për familjet” dhe stimulimi i lindshmërisë ishin “më të rëndësishmet” nga të gjitha projektet dhe planet strategjike kombëtare të Rusisë. “Atësia dhe amësia janë lumturi dhe lumturia nuk duhet të shtyhet”, tha Presidenti Putin gjatë fjalës së tij në një takim të këshillit presidencial mbi gjendjen demografike të Rusisë. Ai gjithashtu dhe shembullin se si gjatë kohës së Perandorisë Ruse, ndonëse standarti i jetesës ishte mbrapa atij të vendeve Perëndimore(si Perandoria Gjermane ose Mbretëria e Holandës), familjet ruse kishin nga 8,9 ose 11 fëmijë,...