Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Keqtrajtuan një person në Bilisht – Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë duke kryer kontrolle në disa zona dhe shoqëruar disa persona. Shkak për kryerjen e kontrolleve është bërë një ngjarje kriminale, e keqtrajtimit të Ilir Topçiut nga fshati Vishocicë, i cili ndodhej në masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Aktualisht aksioni është në kryerje e sipër dhe nuk dihet me saktësi nëse ka persona të arrestuar ose jo.