Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tre herë kryeministër! Kush ishte ‘arkitekti’ i PS, Fatos Nano
Fatos Nano TIRANË-Sot u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare themeluesi dhe lideri historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit. Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë. Ndërsa për 13 vjet, ishte kryetar i Partisë Socialiste. Nano e mbajti detyrën e kryeministrit nga 29 shtator 2002-1 shtator 2005, 25 korrik 1997-27 shtator 1998, 22 shkurt 1991-4 qershor 1991. Ndërsa si kryetar i Partisë Socialiste ai e mbajti këtë detyrë nga 12 qershori 1991 deri më 3 korrik 2005. Kush ishte Fatos Nano Fatos Nano filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që...