Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Arrestohet “Kasapi i shekullit”, dyshohet se u ka marrë jetën mbi 2,000 njerëzve
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan njoftuan këtë të premte se kanë arrestuar “Abu Lulu”, një komandant lufte në ushtrinë sudaneze (SAF) të cilit mediat perëndimore i kanë dhënë nofkën “Kasapi i shekullit”. Abu Lulu, emri i vërtetë i të cilit është Al-Fateh Abdullah Idris, është parë duke u mburrur në video në mediat sociale se ka vrarë i vetëm më shumë se 2,000 njerëz. Në një video tjetër që dyshohet se është regjistruar në qytetin El Fasher, vendi i 48 orëve të luftimeve të ashpra midis dy grupeve rivale që kanë përgjakur Sudanin, gjenerali Abu Lulu shfaqet duke u tallur dhe në fund duke ekzekutuar nëntë persona nga afër. Ai ishte gjithashtu aktiv në TikTok, duke postuar video të ekzekutimeve të njerëzve të...