Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Belinda Balluku e pandehur/ Qyno: Opozita mund të ushtrojë presion për dorëheqjen e zëvendëskryeministres
Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të reja nga procedimi penal i nisur për numrin dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, pas marrjes zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për Tunelin e Llogarasë. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Qyno tha se me njoftimin zyrtar të akuzës nga ana e SPAK , Balluku mund të ketë kërkuar të njihet me aktet e hetimit dhe në një moment të dytë mund të japë sqarime para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për provat dhe aktet e procedimit ndaj saj. Sipas Qynon, ishin pikërisht komunikimet në telefonin e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, dhe procedimi i nisur për të që çuan në hapjen e një...