Bamir Topi për Fatos Nanon: Tejkaloi pozicionin politike dhe më votoi si President, shmangu krizën

Bamir Topi për Fatos Nanon: Tejkaloi pozicionin politike dhe më votoi si President, shmangu krizën

Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Ai ka kujtuar kohën kur Nano sipas tij shmangu një krizë, kur e votoi atë për president të vendit. ”Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese”. Postimi i plotë Keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Fatos Nano. Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja e tij politike me kundërshtarët ishte plot predispozicion për dialog e kompromis. Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme.