Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pas 7 orëve maratonë në GJK, Erion Veliaj niset drejt paraburgimit në Durrës
Pas një seancë maratonë përreth 7 orë për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra, trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim. Sakaq, Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuse dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, u nis përsëri drejt qendrës së paraburgimit në Durrës. Sakaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim.