Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano
TIRANË- Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Nano ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion pas problemeve me mushkëritë. Pjesa më e vështirë për mjekët ishte rizgjimi i trurit të Nanos, por nuk ia ka dalë të mbijetojë përpos trajtimit edhe nga një ekip i huaj specialistësh. Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë. Ndërsa për 13 vjet, ishte kryetar i Partisë Socialiste. Nano e mbajti detyrën e kryeministrit nga 29 shtator 2002-1 shtator 2005, 25 korrik 1997-27 shtator 1998, 22 shkurt 1991-4 qershor 1991. Ndërsa si kryetar i Partisë Socialiste ai e mbajti këtë detyrë nga 12 qershori 1991 deri më 3 korrik 2005. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk...