Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            7 mijë biznese nën lupën e inspektorëve, rekord gjobash dhe pezullimesh në 2025
                            Me shtimin e kontrolleve në sektorin e bizneseve gjatë vitit 2025, është vënë re një rritje e dukshme e masave administrative dhe e ndërhyrjeve për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve. Nga janari deri në shtator, në të gjithë vendin janë inspektuar 7,033 subjekte, ndërsa 5,960 prej tyre janë kontrolluar mbi bazë risku, në përputhje me planin vjetor të monitorimit. Një tjetër tregues i rëndësishëm është ai i subjekteve të reja të këshilluara, që arrin në 14,821 biznese të informuara për detyrimet dhe të drejtat që rrjedhin nga legjislacioni i punës, me qëllim forcimin e kulturës së respektimit të ligjit në vendin e punës. Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 695 inspektime për shkak ankesash, 39% më shumë se një vit më parë. 78% e...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   