Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Akuzohen se trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, arrestohen babë e bir në Kamëz (EMRAT)
Policia ka arrestuar dy persona, baba e bir, në Kamzë ka shpallur në kërkim një të tretë, të lidhur me një grup që dyshohet se trafikonin vepra arti të vjedhura nga shtete të ndryshme të Europës. Të arrestuarit janë Aurel Halilaj, 20 vjeç, dhe Islam Gjuta, 30 vjeç, ndërsa në kërkim është Jetmir Halilaj, 42 vjeç, të tre banues në Kamzë. Aurel dhe Jetmir janë baba e bir. Nga kontrolli i banesës së tyre, u gjetën qindra objekte me vlera historike dhe kulturore, përfshirë: 31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme 3 skulptura në formë dhëmbi elefanti 6 piktura të autorëve të huaj 411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme një procesverbal origjinal francez i vitit 1925 objekte të tjera artistike...