Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Pacolli flet pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti i Vlorës do bëhet më i bukur! Do veproj sipas vendimeve gjyqësore
Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli foli për mediat në një prononcim të shkurtër pas daljes nga prokuroria e Tiranës, ku qëndroi për më shumë se 3 orë. Pacolli u shpreh se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe se beson shumë te vendimet gjyqësore, sipas të cilave theksoi se do të veprojë në vijim. Ai u shpreh se aeroporti i Vlorës do të bëhet, duke theksuar se do të jetë “ndoshta më i bukuri”. Sipas burimeve mediatike, Pacolli u thirr për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë...