Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘WC’-ja legjendare prej ari del në ankand në New York me çmim fillestar prej 10 mln $
                            Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se më 18 nëntor në Nju Jork do të nxjerrë në shitje një skulpturë nga artisti italian Maurizio Cattelano të quajtur “Amerika” – një tualet plotësisht funksional i bërë prej ari të pastër. Çmimi fillestar do të përcaktohet sipas vlerës së 101.2 kilogramëve ari nga i cili është bërë vepra, e cila aktualisht arrin në rreth 10 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandeve, raporton AP. Kupa dhe cisterna e artë, të përshkruara nga artisti si një koment satirik mbi pasurinë dhe barazinë, janë identike me një të vjedhur nga Pallati Blenheim në Angli në vitin 2019. Origjinali nuk është gjetur deri më sot dhe policia beson se ndoshta është shitur në copa. “Amerika” do të jetë në ekspozitë në selinë e re të shtëpisë së ankandeve...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   