Seanca në Kushtetuese, avokati i Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

Seanca në Kushtetuese, avokati i Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca publike ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe dekretit të presidentit për zgjedhjet në kryeqytet. Avokati i Veliajt argumentoi se veprimet e Këshillit Bashkiak nuk bazoheshin në ligj, por ishin të motivuara politikisht. Sipas tij, neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës parashikon se qeveria mund të marrë vendim vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve. Po ashtu, mbrojtja përmendi gjithashtu kërkesën e këshilltarit Endri Shabani drejtuar këshillit Bashkiak për shkarkimin vetëm pak ditë pas arrestimit të Veliajt në muajin shkurt. Po ashtu edhe kërkesën pas tre muajsh mosparaqitjeje në detyrë të veliajt, të bërë...