Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Trashëgimtarët hebrenj padisin Muzeun Metropolitan dhe fondacionin grek për pikturën e Van Gogh-ut të grabitur nga nazistët
Trashëgimtarët e një çifti hebre nga Gjermania po padisin Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork dhe Fondacionin grek “Basile & Elise Goulandris” për pronësinë e pikturës “Vjelja e Ullinjve” (1889) të Vincent van Gogh-ut, të cilën ata pretendojnë se u plaçkit nga nazistët gjatë regjimit të Hitlerit. Sipas padisë, Hedwig dhe Frederick Stern, një çift nga Mynihu, e blenë pikturën në vitin 1935, por u detyruan ta linin pas kur u larguan nga Gjermania drejt SHBA-së më 1936, për t’i shpëtuar persekutimeve antisemite. Autoritetet naziste e shpallën veprën “pronë kulturore gjermane”, duke ua ndaluar ta merrnin me vete. Në 1938, piktura u shit në emër të familjes Stern, por fitimet u konfiskuan nga nazistët. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo mbërriti në SHBA, ku...