Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

As të majtë, as të djathtë, as qytetarë, as nacionalistë. Megjithëse lëvizja studentore kishte marrë qëndrim të mos shprehej për çështje që mund ta polarizonin shoqërinë në Serbi, protestat e mëdha njëvjeçare kundër Qeverisë janë karakterizuar me devijime nacionaliste dhe djathtiste. “E djathta po përpiqet ta marrë patjetër nën kontroll protestën, por ajo nuk është aq e madhe. Vetëm është më e zhurmshme dhe më e organizuar”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) politologu Dushko Radosavljeviq. Nga ana tjetër, protestat u shënuan edhe nga udhëtimi i studentëve drejt selisë së Bashkimit Evropian, bashkimi në një shoqëri të ndarë nga tensionet ndëretnike dhe mesazhi katartik i një pjesëmarrësi serb të luftërave në ish-Jugosllavi. “Kam përshtypjen se shumica e studentëve janë këtu...