Kancelari gjerman shkon për vizitë te Erdogani

Kancelari gjerman shkon për vizitë te Erdogani

ERDOGAN DHE MERZ GJERMANI- Në konferencën e përbashkët për shtyp kancelari Friedrich Merz iu referua krizave gjeopolitike të dominuara nga fuqitë ndërkombëtare. Kjo kërkon partneritete më të ngushta strategjike për Gjermaninë dhe sipas Merz, Turqia nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Të dyja vendet janë të lidhura ngushtë si nga pikëpamja sociale edhe ekonomike, tha Merz, dhe se kjo përbën themelin e marrëdhënieve dypalëshe. Po ashtu si Gjermania dhe Turqia janë anëtare të NATO-s pra kanë lidhje edhe sa i përket politikës së sigurisë. Turqia ka rol të rëndësishëm në konfliktet ndërkombëtare Presidenti turk luan një rol kyç në konfliktet aktuale. Erdogani është i përfshirë ndjeshëm si në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, edhe në marrëveshjen për armëpushimin në Gazë. Kancelari Merz e falënderoi atë për këtë gjatë konferencës...