Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            U kap me 40 pako kokainë, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Republikën Domenikane
                            Foto ilustruese REPUBLIKA DOMENIKANE- Një gjykatë në Republikën Domenikane ka dënuar me 15 vite burgim shtetasin shqiptar Sejdin Kote, i shpallur fajtor për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi u dha pasi në nëntor të vitit 2024, ai u kap në Aeroportin Ndërkombëtar “Las Américas” duke tentuar të udhëtonte drejt Madridit me 40 pako kokainë, me peshë totale 39.13 kilogramë. Dënimi u shpall nga Gjykata e Parë Kolegjiale e Santo Domingo Este, pas kërkesës së Prokurorisë, përfaqësuar nga prokurorët Evelyn Peña dhe Alexis Casado, të cilët paraqitën prova të mjaftueshme që vërtetuan fajësinë e të pandehurit. Sipas aktakuzës së përgatitur nga prokurori hetues César Augusto Veloz, droga u zbulua më 16 nëntor 2024, gjatë kontrollit me rreze X në bagazhet e pasagjerit shqiptar. Oficerët e...