Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Fitore simbolike për ekstremit e djathtë të Le Pen, Asambleja franceze voton për herë të parë pro një propozimi nga partia e saj
                            Asambleja Kombëtare e Francës miratoi sot për herë të parë në historinë e saj një tekst të paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen. Edhe me një votë të vetme, ligjvënësit miratuan një rezolutë jo-detyruese që i bënte thirrje qeverisë të shfuqizonte një marrëveshje të vitit 1968 me Algjerinë që lehtësonte emigracionin algjerian në Francë. 185 deputetë nga e Djathta dhe Qendra votuan pro, përfshirë 17 deputetë nga Horizons, partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Edouard Philippe dhe 184 deputetë, kryesisht nga e Majta, votuan kundër. Në të kaluarën edhe kreu i partisë së Macron, Gabriel Attal, ka bërë thirrje që marrëveshja të shfuqizohet, mes tensioneve në rritje midis Francës dhe Algjerisë. Attal mungonte gjatë votimit të së...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   