Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
PS refuzon kërkesën për komisionet, opozita braktis sallën pas 12 orësh përplasje në Kuvend
Pas rreth 12 orësh debate e përplasje, opozita braktisi punimet e seancës maratonë të së enjtes, pasi mazhoranca rrëzoi kërkesat e saj për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit. “Me këtë vendim, ju vetëm sa firmosni fundin e parlamentit… ne do iu përgjigjemi“-ishte reagimi i Sali Berishës. Dy kërkesat e opozitës sollën përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Për socialistët, rasti McGonigal është një proces i mbyllur tashmë nga drejtësia amerikane. “Kuvendi i Shqipërisë nuk heton procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane“-u shpreh Çuçi. Seanca maratonë e të enjtes nuk solli debate e përplasje vetëm për Reformën në Drejtësi, pas raportimit të Mirela Bogdanit si drejtuese e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por edhe për çmimin...