Shehaj kundër marrëveshjes Rama-Berisha: Ka nevojë të marrë nën kontroll drejtësinë

Shehaj kundër marrëveshjes Rama-Berisha: Ka nevojë të marrë nën kontroll drejtësinë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dalë kundër marrëveshjes që po diskutohet nga Rama dhe Berisha për ndryshimet në Kushtetutë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të sjellë vetëm përfitime për ta, ndërkohë ajo që do të vijë për vendin do të jetë më keq. ”Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq. Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do...