Erion Veliaj nesër në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

Erion Veliaj nesër në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

Erion Veliaj do të shkojë të premten nga paraburgimi në Durrës drejt Gjykatës Kushtetuese për ankimin e tij për shkarkimin nga detyra si kryetar bashkie i kryeqytetit. Në emisionin “Opinion”, avokati Ili Gërdupi shpjegon si funksionojnë afatet ku parashikohen 20 ditë pas përfundimit të shqyrtimit. Më pas vendimi mund të hyjë në fuqi menjëherë ose 30 ditë pas shpalljes dhe botimit në Fletoren Zyrtare. Avokati thotë se teorikisht është e mundur që vendimi të merret që nesër, nëse përmbushet kushti i 5 votave minimalisht. Barazia e votave sjell rrëzim të kërkesës. Ili Gërdupi: Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shtyn seancën për një seancë të radhës, do të jetë e detyruar që shpallja e vendimit duhet bërë brenda 20 ditëve nga përfundimi i shqyrtimit...