Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

Mazhoranca ka rrëzuar në Kuvend kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 Majit dhe për skandalin “McGonigal”. Pas debatit në sallë, opozita vendosi të largohet nga seanca plenare duke cilësuar se moslejimi i ngritjes së komisioneve hetimore bie ndesh me nenin 77 të Kushtetutës, që garanton të drejtën e pakicës parlamentare për të kërkuar hetime mbi çështje të interesit publik. Më pas, demokratët kanë dalë dhe me një reagim zyrtar për mediat, ku thonë: “Zgjedhjet e 11 majit morën damkën përfundimtare si farsë elektorale në një raport prej 45 faqesh. Faqezitë e kriminelët që dhunuan ato zgjedhje e i shndërruan në farsë, refuzuan qoftë dhe një debat për raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në parlament, dhe...