Burimi: 
								Zeri.ai
								
							 
                                
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            I dehur në timon mori përpara një makinë dhe bëri për spital shoferen, AMP arreston efektivin e policisë
                            amp TIRANË- Një punonjës i policisë është arrestuar në flagrancë nga AMP, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjatë drejtimit të mjetit, efektivi i policisë ka goditur një automjet tjetër, drejtuesja e të cilit është dëmtuar e dërguar për ndihmë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit, punonjësi i policisë me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l. Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   