Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Paketa e Maleve”/ Premtim zhvillimi apo paketa e re e mbivendosjes së pronësisë?
                            Nga Silvana Begaj  Nga: Një shqiptare në mërgim, por me shpirtin në Shqipëri. Dhe ndoshta nga çdo shqiptar që e do Shqipërinë!  Drejtuar: Qeverisë Shqiptare!  Si një shqiptare që e do Shqipërinë, më gëzon zemra për çdo nismë që synon zhvillimin e vendit.  Çdo projekt që mund të ringjallë fshatin, të sjellë jetë në malet tona, të krijojë punë e shpresë sigurisht që meriton vëmendje, madje edhe entuziazëm.  Por, po aq sa më gëzon ideja e zhvillimit, më shqetëson mënyra si shpesh ai kërkohet të arrihet: me nxitim, pa transparencë, me një arrogancë institucionale që harron njerëzit për të cilët supozohet të punojë.  Kryeministri, me të njëjtin inat dhe padurim që kërkoi “hartat” nga bashkitë, do të duhej të kërkonte me të njëjtin ngulm edhe pse Shqipëria...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   