21 Janari, ish-kandidati i Berishës: Ngjarja më e zezë e historisë, Mark Nikës i dhashë pamjet

21 Janari, ish-kandidati i Berishës: Ngjarja më e zezë e historisë, Mark Nikës i dhashë pamjet

Gazetari Aulon Kalaja e ka cilësuar 21 janarin si ngjarjen më të zezë të historisë së demokracisë shqiptare, teksa komentonte në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, thirrjen në SPAK të ish-kreut të PD, Lulzim Basha. “Të jemi realist, është një ngjarje që ka gjakuar bulevardin. Domethënë që nga viti pas masakrës së 2 prillit, pa diskutim kjo është ngjarja më e zezë. Unë kam marrë pjesë në protesta, kam organizuar protesta dhe standardi i protestave të gjakohet bulevardi, e kam shprehur dhe atëherë, kam qenë gazetar për një televizion tjetër. Normalisht është ngjarje shumë e rëndë. Unë nuk besoj që duhet të vendoset drejtësi tani. Ka 15 vjet që drejtësia duhet të kishte folur për këtë çështje”, tha Kalaja në “Off the...